Gjyqtarja për lëndët e “27 prillit”, Dobrila Kacarska, për “RTVM” deklaroi se presidenti, Gjorge Ivanov nuk ka të drejtë të falë të dënuarit për ngjarjet në Kuvend. Ky reagim vjen pasi që nga kabineti i presidentit konfirmuan se avokatët e tyre i kanë dorëzuar kërkesat.
“Gjykata Kushtetuese e ka fshirë nenin 11 të Ligjit për amnistinë për të cilën thirrën avokatët. Avokatët duhet të bëjnë dallimin mes Ligjit për Amnisti të miratuar me dy të tretat e shumicës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kërkesës për falje. Nëse merret vendim pozitiv pas kërkesës për falje, e vetmja gjë që duhet të bëj është të ndaloj përgatitjen e vendimit të shkallës së parë në formë shkrimi, që është në proces dhe që është një procedurë ligjore pas vendimit të gjykatës së theksuar”, tha Kacarska.
Për ngjarjet në Kuvend më 27 prill 2017, më 15 mars të këtij viti të akuzuarit në përgjithësi u dënuan me 211 vjet burg./Telegrafi/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...