Kryetari i Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Junckerka folur para Kuvendit të Greqisë, ku ka deklaruar se duhet patjetër të zgjidhet çështja e emrit me Maqedoninë.
Ai u ka thënë parlamentarëve grek se kjo çështje duhet të zgjidhet ndërmjet dy shteteve, dhe se ai nuk ka kompetencë të jep ide dhe udhëzime, por kjo çështje është mjaft urgjente, përcjell telegrafi maqedoni.
Juncker ka shtuar se Greqia është shtylla e rajonit, ndërsa Ballkani Perëndimor (BP) ka nevojë për të ardhme evropiane “që të mos përsëriten skenat e përjetuara në vitet e 90-ta”.
Kreu i KE-së ritheksoi faktin se dhënia e udhëzimit për fillimin e bisedimeve nuk paraqet dhënie të datës për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Graishta priti ambasadorin e Turqisë, në fokus siguria dhe b...
BE-ja dhe India arrijnë marrëveshje tregtare
Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Osmani: Ripërtërijmë anga...
Xabi Alonso planifikon largimin e pesë yjeve të Liverpoolit ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” takohen me Fahri...
Ekstradohet nga Zvicra një pjesëtar i një grupi kriminal