Qeveria është duke përgatitur detajet e fundit për Ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe javën e ardhshme pritet të gjendet në rend dite të qeverisë. Këtë e ka paralajmëruar zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha, në pres konferencën e sotme qeveritare.
Zëdhënësi tjetër i qeverisë, Mile Boshnjakovski, theksoi se janë duke u zhvilluar konsultimet e fundit rreth këtij ligji.
“Ligji është në qeveri, partnerët e koalicionit janë duke zhvilluar konsultime dhe së shpejti pritet të miratohet”, ka thënë Boshnjakovski, duke mos dhënë detaje lidhur me pikat kyçe të këtij ligji./alsat
Bie fasada e një ndërtese në Fushë Kosovë, lëndohet një pers...
Roma dhe Milan ndajnë pikët në derbin e javës
IHMK: Reshje intenzive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e pa...
Spalletti: Juventusit i duhet një sulmues i ri, Yildiz është...
19-vjeçarja nga Kosova mahnit në skenën e “The Voice of Finl...
Zelensky thotë se dokumenti i garancive të sigurisë nga SHBA...