Pasi të akuzuari Villiam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Kolo dhe Mitre Mitropovski tërhoqën listat e dëshmive dhe deklaruan se nuk do të japin deklaratë para gjykatës në mbrojtje të tyre, ka ngelur vetëm mbrojtja e të akuzuarit Aleksandar Vasilevski-Ninja, me të cilin përfundon procedura e dëshmive me të cilën të akuzuarit mbrojtën veten e tyre para këshillit gjyqësor.
Pas kësaj faze, pasojnë fjalët përfundimtare e të akuzuarve në seancë që do të zhvillohet, me gjasë javën e ardhshme.
Dëshmia e Aleksandar Vasilevskit – Ninja është planifikuar për të enjten, ndërsa edhe vëllai i tij Bllagoja Vasilevski duhet të dëshmojë, i cili ishte pjesë e sigurisë së Nikolla Gruevskit.
Përveç këtyre të akuzuarve, dëshmitë materiale i tërhoqën edhe të akuzuarit Johan Tarçullovski, Goranço Angellov, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski dhe disa të tjerë.
Për ngjarjet e 27 prillit 33 persona janë të akuzuar, ku 31 prej tyre akuzohen për sulm terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë në vend.
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...