Katica Janeva sot deklaroi se “deri sa të mundem do të jem Prokurore Speciale deri në fund, për shkak se meritoj të jem në krye të këtij institucioni”.
Janeva nuk dëshiroj të komentojë pyetjet nëse është i nevojshëm takim liderësh që të gjendet zgjidhje për Ligjin për prokurori publike ku duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Janevës, kërkesa e OBRM-PDUKM-së për shkarkimin e saj nga funksioni në PSP është deklaratë politike, që s’ka bazë.
“Mua nuk mund të më ndërrojnë, për shkak se në ligj nuk ka zgjidhje personale. Dihet se çfarë shkruan në ligj”, tha Janeva.
Ajo theksoi se sipas Ligjit, PSP-së i skadon afati në shtator./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...