Sulmet kibernetike ndaj Maqedonisë janë bërë për shkak të ndoihmës që shteti ynë ia ka dhënë shtetit ukrainas në luftën për mbrojtje të territorit dhe qytwtarëve të saj, ndaj agresionit rus.
Kështu u shpreh mes tjerash zëvendësministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga në emisionin “Klan Debat”.
Sipas Jajagës, në radhë janë 7 donacione të ndryshme nga Maqedonia e Veriut për Ukrainën.
“Në bazë të numrit të popullatës, RMV është ndër 5 shtetet e para si kontribues më të mëdhenj në ndihmë të Ukrainës dhe kjo çmohet jashtëzakonisht shumë nga të gjitha anëtarët e NATO-s”, tha Jajaga.
Jajaga foli edhe për strukturat pro-ruese në Maqedoni, ku tha se edhe rajoni, por edhe Maqedoni e Veriut janë të prekura nga strukturat “pro-ruse” që operojnë për interesa të Rusisë.
Sipas zv. ministrit të Mbrojtjes, këta struktura janë duke u luftuar nga ana e MB-së dhe organeve tjera të sigurisë.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...