Presidenti Gjorge Ivanov nuk e ka nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi dhe i njëjti është kthyer sërish në Kuvend.
Në një njoftim nga kabineti i presidentit thonë se ky vendim është marrë në bazë të nenit 75 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.
“Në bazë të nenit 75 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, kam marrë vendim të mos e nënshkruaj dekretin për shpalljen e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtje nga diskriminimi, që Kuvendi i Maqedonisë e solli në seancën e mbajtur më 11 mars të vitit 2019”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Ivanovit.
Ndryshe, ligji u votua në Kuvend javën e kaluar pas disa protestave nga shoqatat qytetare të cilat kërkonin miratim të menjëhershëm të ligjit. Ky ligj është edhe njëri nga të cilët BE kërkon të miratohen sa më shpejtë të jetë e mundur.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës