Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot është takuar me Sir Alan Duncan, ministër shtetëror për Evropë dhe Amerikë i Britanisë së Madhe, i cili prej dje është për vizitë dyditore në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të dy kanë biseduar për marrëdhënie bilaterale në mes dy shteteve, për ndodhitë në Evropë dhe BE dhe gjendjen në rajon.
Të dy zyrtarët kanë folur edhe për politikën aktuale në Maqedoni dhe mundësitë për tejkalimin e tyre. Kryetari Ivanov ka shprehu pakënaqësi nga prania e gjykimit publik të përzierjes në punët e brendshme të Maqedonisë nga ana e ndonjë vendi fqinj, njofton AIM.
Ivanov poashtu ka theksuar se pret mbështetje të qartë nga Mbretëria e Bashkua në lidhje me zbatimin e qëllimeve strategjike të Maqedonisë.
Alan Duncek nga ana tjetër ka theksuar se Mbretëria dëshiron Maqedoni stabile dhe se nuk dëshiron të përzihet në punët e brendshme të shtetit. Ai ka shprehur mirëkuptim për revoltën e arsyeshme nga statusi në gjendjen në lidhje me integrimin euroatlantik dhe se do ta mbështesë Maqedoninë në këtë plan.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK