Më 11 janar Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e miratoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve pa debat publik, pa hulumtim shkecncor dhe pa opozitën, tha në konferencën për shtyp në lidhje me vendimin e tij për Ligjin për përdorimin e gjuhëve kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Edhe para se të votohet, në disa raste kam theksuar se nuk është mirë të hapen çështje të cilat janë përfunduar vetëm e vetëm për pikë politike afatshkurta dhe në dëm të interesave të shtetit dhe popullit maqedonas. Me përdorim e simbolit evropian në këtë ligj shteti Maqedonas do të jetë shteti i vetëm që i vendos kushte vetvetes për anëtarësim në BE. Kjo u keqpërdor për sjelljen e këtij ligji me procedurë të shkurtë”, tha Ivanov.
“Duke pasur parasysh vlerësimet e mia për mospajtimin e këtij ligji me Kushtetutën e Maqedonisë dhe mendimin publik për jokushtetueshmërinë e këtij ligji dhe duke u bazuar në nenin 75 të Kushtetutës vendosa të mos e nënshkruaj vendimin për miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”, tha Ivanov.
Zjarr në QMF-në në Rahovec, digjet një autoambulancë
Ronaldo i reagon Mbappes, pasi ky i fundit e barazoi rekordi...
Pasi arriti rekordin e Ronaldos, Mbappe: Ky rekord është për...
Të shtëna me armë në Kukës, plagosen dy persona, në kërkim d...
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...
Gjilani deklason Prishtinën e Re, s’ka fitues në Klinë dhe M...