Presidenti Gjorge Ivanov, sot ka realizuar takim me homologen e tij kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni.
Pas takimit ata kanë mbajtur konferencë për shtyp në të cilën theksuan se Maqedonia dhe Kroacia kanë marrëdhënie jashtëzakonisht të mira dhe pa çështje të hapura, njofton Telegrafi Maqedoni.
Presidenti Ivanov përshëndeti qëndrimin konstruktiv të Kroacisë, duke thënë se marrëdhëniet dypalëshe nuk duhet të jenë pengesë në rrugën euroatlantike.
“Në rajonin tonë ekziston përvojë pozitive në lëvizjen paralele për gjetjen e zgjidhjeve për çështjet e hapura. Ky është shembulli mes Kroacisë dhe Sllovenisë, i cili mund të zbatohet edhe në rastin me Maqedoninë”, ka thënë Ivanov.
Ai gjithashtu ka shtuar se në takim me presidenten kroate është biseduar edhe për bashkëpunimin në sfera tjera, që janë në interes të përbashkët për të dy vendet.
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...