Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut Gjorge Ivanov, sot ka dorëzuar kërkesë me shkrim për kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Biljana Ivanovska.
Ivanov kërkon që të informohet për gjendjen dhe statusin e lëndëve të hapura nga KSHPK, ndaj tij, të cilat kanë të bëjnë me avancimet e gjeneralëve në kohën e zgjedhjeve dhe rritjen e pasurisë së Ivanovit.
Për këto lëndë, siç thonë nga kabineti i ish-presidentit, edhe përkundër 20 muajve të kaluar, nuk është marrë asgjë në pajtim me afatet ligjore.
“Në vend që të veproni në pajtim me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe në pajtim me Rregulloren për punën e KSHPK-së, qëllimi juaj kryesor dhe i vetëm ka qenë ta rrënoni personalitetin, nderin dhe imazhin tim”, thotë Ivanov në kërkesën e tij./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...