Ish-gjenerali amerikan, Wesley Clark, akuzoi Serbinë se i shërben interesave të Rusisë, shtet që ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës fqinje mbi dy vjet më parë.
Clark, i cili udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, që çoi në çlirimin e Kosovës, tha se Serbia dëshiron të marrë pjesën veriore të Kosovës dhe ta ndajë Bosnjë e Hercegovinën, për të krijuar “Serbinë e Madhe”.
“Dora e Rusisë ndihet në Ballkan. Serbia është krahu i Rusisë në Ballkan. Serbia u shërben interesave të Rusisë. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është i mençur. Ai tenton të duket se po luan me dy porta, por kur të vijë momenti, ai do të bëjë çfarë i kërkon Putini. Dhe çfarë ai do nga Putini, sigurisht është autoriteti për të përdorur trupat e tij në Kosovë, të paktën të marrë gjysmën e pjesës veriore të Kosovës dhe ndoshta më shumë. Njëkohësisht, duan ta ndajnë Bosnjën, ta marrin Republikën Sërpska dhe ta bëjnë ‘Serbinë e Madhe’. E gjithë kjo ka të bëjë me spastrim etnik në Ballkan”, tha Clark.
Duke folur për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, ai tha se ajo ishte vendimtare, duke kritikuar aleancën se nuk po bën sa duhet për të ndihmuar Ukrainën, që po përballet me pushtimin e Rusisë.
“NATO duhet të bëjë më shumë. Shikoni shembullin e Kosovës sot, 25 vjet demokraci, shtet i lirë. Kështu duhet të jetë edhe për Ukrainën, mund ta shpëtojmë Ukrainën nëse ngrihemi dhe e bëjmë, ndërhyjmë. Kjo është detyra jonë”, tha Clark.
Ai shtoi se nëse NATO “çalon” në Ukrainë, atëherë problemet nga atje do të barten në Ballkanin Perëndimor./euronews.al/
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...
Vëllaznimi mbetet pa lojtarin kryesor Marques Warrick
Presidenti i Hungarisë së pari takohet me komandantin e KFOR...
“E ardhmja është e shkruar…”, Big Brother Vip Albania 5 fill...