Ish-diplomati serb, Nebojša Vujoviq, ka komentuar ndërprerjen e vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Shtetet e Bashkuara dhe kthimin e tij të parakohshëm në Beograd.
Sipas Vujoviqit, arsyeja e kthimit ka qenë ndalimi i hyrjes së Vuçiqit në kompleksin e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Florida.
“Trump-it i intereson më shumë loja individuale e shahut me Putinin (Zelenskin e ka ‘varrosur’ tashmë), sesa që Vuçiq të zgjidhë problemet e brendshme në Serbi përmes një fotografie me Trump-in. Ai donte që me atë foto (ose pritje) në Florida të zbutte kërcënimin që i vjen nga Evropa dhe pastaj të shkonte në Moskë. U përpoq të pozicionohej mes Trump-it dhe Putinit, duke i rrëmbyer Trump-it ekskluzivitetin dhe pozicionin e liderit të preferuar për Evropën”, tha Vujoviq, raporton N1.
Vujoviq vlerëson se me këtë veprim, Vuçiq ka dëmtuar pozicionin e tij politik si në Uashington ashtu edhe në Moskë, ndërsa në Evropë është duke u izoluar gjithnjë e më shumë.
“Me këtë veprim, e ka dëmtuar veten më shumë në Evropë se sa e kanë bërë studentët. Por, studentët kanë arritur ta nxisin të sillet në mënyrë të paarsyeshme dhe të dëmtojë veten. Ata e goditën në nerva dhe i dhanë një ‘kompas’ për të kaluar nga një gabim në tjetrin. Ai kërkoi një përballje të shpejtë me komunitetin akademik dhe shtypjen e protestave, por po arrin të kundërtën”, tha ai.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...