Ish ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tani trashëgimtar i Wess Mitchell në Departamentin Shtetëror, Philip Reeker vjen të hënën në Shkup.
Kjo është vizita e tij e parë në rajon pas njoftimi se do të emërohet për pozitën e ndihmës sekretarit për Evropë dhe Euroazi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai merr pjesë në konferencë, në organizimin e Fondit të Marshallit, dhe është parashikuar takimi i tij me kryeministrin Zoran Zaev dhe me anëtarë tjerë në qeveri.
Ai ishte ambasador i ShBA-ve në Maqedoninë e Veriut nga viti 2008-2011, përkatësisht pas dështimit të Maqedonisë në samitin e NATO-s në Bukuresht. Nga ajo pozitë, Reeker ishte aktivisht i përfshirë në bisedimet për tejkalimin e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...