Inspektori maqedonas në Drejtorinë policore, Zoran Dinevski e kujton ende si të kishte ndodhur dje vizitën e ish-presidentit kosovar, Hashim Thaçi në kampin e refugjatëve Stenkovec në vitin 1999.
“Ishim 10-15 policë të angazhuar për sigurinë e Hashim Thaçit, kurse unë kisha detyrën që të qëndroj tekstualisht i ngjitur me trup për të. Kuptohet që edhe amerikanët merrnin pjesë prej distance. Kishte informacione se serbët dëshirojnë t’i bëjnë atentat. Ishte planifikuar që Thaçi të arrijë me helikopter, por për shkak të frikës se mund të ja rrëzojnë erdhi me veturë. Për këtë kishin angazhuar agjentë të shërbimit sekret ushtarak serb, KOS. Siguria ishte ngritur në nivelin më të lartë. Kishim urdhër të gjuajmë për çdo lëvizje të dyshimtë. Mendoj se këtë e tregon edhe qëndrimi im që shihet në fotografi”, thotë Dinevski për Lajmpress, duke risjellë kujtimet e para 21 viteve.
“Në vizitë të refugjatëve në Stenkovec ishte edhe Ibrahim Rugova. Niveli i sigurisë për mbrojtjen e Rugovës ishte në nivel pak më të ulët se për Thaçin, por ajo që vërejta ishte se njerëzit në kamp Rugovën e pritën me më shumë simpati se Hashim Thaçin”, shton Dinevski.
Ai thekson se pas vizitës në Stenkovec, ish presidenti Rugova shkoi në selinë e Partisë për Prosperitet Demokratike (PPD), kurse Hashim Thaçi në takim me Arbër Xhaferin dhe Menduh Thaçin/.abcnews.al
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...