Sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt e përshëndeti miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Maqedonisë dhe e vlerësoi si rezultat historik.
“Mbretëria e Bashkuar përshëndet fuqishëm votimin në Kuvendin e Maqedonisë në favor të implementimit të Marrëveshjes së prespës. Ky është një moment historik për Maqedoninë”, pohoi Sekretari i jashtëm Britanik Jeremy Hunt.
“Ky proces shënon një hap të madh drejt zgjidhjes së problemit të gjatë rreth çështjes së emrit me Greqinë dhe e afron vendin drejt një të ardhme më të sigurtë, më stabile dhe me prosperitet më të gjërë në zemër të Bashkësisë Euro-Atlantike. Implementimi i Marrëveshjes do të hap mundësi më të mëdha për të rinjtë e Maqedonisë dhe njëherit demonstron se çfarë mund të arrihet me guxim, vendosmëri dhe vizion për të ardhmen”, tha Hant.
Dy anije kthehen ndërsa paraliza e Hormuzit vazhdon
Haxhiu: Partitë t’i përgjigjen ftesave të Kurtit, vendit nuk...
Shqipëria dhe Kolumbia krijojnë ekipe kundër trafikimit të q...
Përkujtohet heroi Sali Çekaj, Haxhiu: Ishte strateg i lirisë...
Konjufca në Antalya Diplomacy Forum, diskutime për Ballkanin...
Emir Abrashi zgjidhet kryetar i ri i AKR-së, Behgjet Pacolli...