Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dje mori pjesë në Antalya Diplomacy Forum në Turqi.
Në kuadër të punimeve të këtij forumi të organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, ministri Konjufca përfaqësoi Republikën e Kosovës në takimin e ministrave të jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor (WB6).
Konjufca tha se në takim u ritheksua përkushtimi i Turqisë për të qëndruar afër rajonit tonë dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur bashkëpunimi dhe bashkërendimi rajonal janë më të rëndësishëm se kurrë.
Ai, po ashtu, tha se është diskutuar për zhvillimet e fundit dhe ndryshimet gjeopolitike, si dhe për ndikimin e tyre në rajon dhe më gjerë./Arbresh.info

Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Rexhepi: Është e domosdoshme të kemi konsullatë të Shqipëris...
Kristjan Asllani realizon golin e parë me Besiktasin, por sk...
Dinamo merr kryesimin, ngec Vushtrria, afrohet Liria – ashpë...
Kosova kryeson Ballkanin për rritjen e investimeve të huaja ...
Dalin pamjet, si nisi zjarri që “përpiu” gjysmën e pallatit ...