Hungaria do ta përfundojë ndërtimin e barrierës mbrojtëse nga emigrantët në kufirin në jug me Serbinë brenda muajit gusht, përpara afatit të vendosur më herët për në nëntor.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Viktor Orban këtë të shtunë. “Barriera do të ndërtohet brenda 31 gushtit. Çdo afat tjetër është i pavlefshëm”, ka deklaruar Orban.
Punimet për ndërtimin e pengesës filluan javën e kaluar, me testimin e pjesës së parë 4 metra të lartë. Qëllimi i saj është të pengojë numrin në rritje të emigrantëve dhe azilkërkuesve që kalojnë në Hungari përmes Serbisë.
Javën e kaluar, ministri hungarez i Mbrojtjes deklaroi se barriera që do të pajiset me tela me gjëmba do të mbulojë të gjithë vijën kufitare prej 175 kilometrash.
Që nga fillimi i vitit, Hungaria ka regjistruar mb 80 mijë azilkërkues, një rritje e ndjeshme nga kuota prej 43 mjë që ishin vitin e kaluar dhe mbi 2 mijë aplikime për azil.
Shumica e tyre vijnë nga Afganistani, Iraku, Siria dhe vende të tjera afrikanë që shpresojnë të kalojnë për në Austri dhe Gjermani, por edhe shtete të tjera perëndimore.
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...
AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të t...
Autobusi bie në lumë, të paktën 10 të vdekur në Nepal
Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbash...