Të paktën dhjetë persona humbën jetën sot pasi një autobus pasagjerësh ra në një lumë në Nepalin qendror, thanë zyrtarët e policisë.
Autobusi, i cili po udhëtonte nga kryeqyteti Katmandu për në Okhaldhunga, doli nga autostrada dhe ra në lumin Tamakoshi, duke plagosur të paktën shtatë persona të tjerë në aksident.
“Gjashtë persona vdiqën në vend dhe katër të tjerë vdiqën në spital”, tha Bishnu Prasad Bata, zëdhënësi i forcës policore nepaleze, dhe shtoi se shtatë persona po trajtohen në spital, raporton Kathmandu Post.
Ai tha se ekipet e shpëtimit të forcave të sigurisë, me mbështetjen e njerëzve vendas, po kryejnë operacione të përbashkëta shpëtimi.
Policia ende nuk ka përcaktuar numrin e saktë të personave në autobus kur ndodhi aksidenti.
Një zyrtar nepalez tha se zhytës janë vendosur për operacione kërkimi në lumë, pasi dyshohet se disa trupa mund të jenë ende atje, tha portali.
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...