Nga SPB Ohër thonë se çdo ditë po rriten fatkeqësitë nga aksidentet në komunikacion. Një nga arsyet për aksidentet është vozitja me shpejtësi më të madhe se ajo e lejueshme ose për shkak personave nën ndikimin e alkoolit, dhe pastaj mos respektimi i rregullave të komunikacionit.
Dje në mbrëmje në rrugën Podmolje-Kërçovë ka humbur jetën një 40 vjeçar nga Mesheishta. Nga policia thonë se po në të njëjtin drejtim para dy ditësh në një aksident pranë fshatit Misleshevo, një person humbi jetën dhe pesë prej tyre përfunduan në spital.
Nga SPB Ohër thonë se edhe përkundër fushatës për siguri kultura në komunikacion ende është e ulët.
Gjatë këtij viti në Ohër kanë ndodhur rreth 200 aksidente në komunikacion ku ka pasur të vdekur dhe qindra të plagosur./telegrafi
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A