Një tjetër histori tronditëse është publikuar në median greke “TA NEA” në lidhje me përjetimet dhe dhëshmitë e tmerrit që kanë përjetuar qytetarët që u përballën me flakët në Mati.
Gazeta greke ka dhënë rrëfimin e një 50 vjeçari që ka treguar momentet tronditëse ku i është dashur të braktisë mamanë e tij e ta shohë të digjet e gjallë.
Thanasis Moraitis ka treguar se ai dhe familja e tij ndodheshin në makinë në momentin kur janë kapur nga flakët. 50 vjeçari ka rrëfyer se i duhej të zgjidhte të digjej së bashku me nënën ose të largohej me familjen e tij. Në tentativë për të shpëtuar gruan e moshuar, 50 vjeçari ka marrë një sërë djegiesh serioze në trup, por në fund… nuk ka mundur të bëjë dot asgjë.
“Gjithçka u bë në një minutë, nuk kisha asnjë zgjedhje. Nëna ime nuk ishte në gjendje të lëvizte, ajo ishte 90 vjeçe. E lash nënën time të digjet. Unë nuk munda t’i them asgjë, as një lamtumirë, po largohesha dhe po shikoja djegien e saj”, tha Moraitis për gazetën greke.
Më pas 50 vjeçari është larguar me familjen në det, ku kanë ndenjur atje me orë derisa autoritetet kanë ardhur për t’i ndihmuar.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës