Klasifikimi i Maqedonisë në vendin e 31-të në indeksin e ekonomive të lira të Fondacionit Heritage dhe progresi për 10 pikë në vetëm dhjetë vite është fenomenal dhe diçka që nuk ka kam parë në ndonjë vend tjetër. Duhet të krenoheni me këtë, porositi ambasadori Tery Miller, drejtor për tregti dhe ekonomi i këtij fondacioni në prezantimin e sotëm të raportit në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Tendenca e pasqyrimit grafik të progresit duket dramatik. Kjo është rritje për dhjetë pikë në dhjetë vitet e fundit. Askund nuk e kam parë këtë në botë. Ky është tregues për atë se si Maqedonia ka realizuar rezultatet në histori. Ju jeni të pavarur rreth 25 vite, ndërsa rezultatet ekonomike të cilat i treguat në dhjetë vitet e kaluara janë fenomenale”, deklaroi Miller.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...