Dje në afërsi të Qendrës Klinike në Shkup është hapur shtëpi për prindërit që nuk janë nga Shkupi, fëmijët e të cilëve janë të prekur nga sëmundjet malinje dhe mjekohen në Departamentin për Hemato-Onkologji në Klinikën për Sëmundjet e Fëmijëve.
Në këtë shtëpi ka dy apartamente me dy dhoma, çdo njëra me tualet të veçantë dhe hapësira të përbashkëta. Në këtë shtëpi do të mund të vendosen vetëm prindërit e fëmijëve të janë të shtrirë në Klinikë dhe të cilët nuk kanë mundësi të vendosen në hotel ose vende tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kjo ka qenë një shtëpizë e vjetër e rrënuar e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilën shoqata “Sano” me ndihmën e donacioneve e ka rinovuar. Me këtë duam t’ju dalim në ndihmë prindërve në momentet e tyre të vështira”, tha Filipçe.
Ai tha se prindërit do të mund të qëndrojnë në këtë shtëpi, derisa fëmijët e tyre të jenë të shtrirë në Klinikë.
Ndryshe, për funksionimin e pandërprerë të shtëpisë do të kujdeset shoqata “Sano” ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka marrë për obligim shërbimet komunale për shtëpinë./Telegrafi/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...