Në Kuvend sot dhe nesër do të mbahet “Seminar special për Republikën e Maqedonisë së Veriut- Hapat e ardhshëm drejt NATO-s”.
Fjalim hyrës krahas kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi do të kenë edhe gjenerali i brigadës Diter Barajs, nga Qendra “Xhorxh C. Marshall”, ambasadori i Gjermanisë në vend Tomas N. Gerberih dhe u.d ambasadore e SHBA-së në Shkup, Mikaela Shvajcer- Blum.
Për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO- Kontrollim i kontestit strategjik (politikë të dyerve të hapura, Ballkani Perëndimor, sfida aktuale të sigurisë), arritjet e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe hapa tjerë dhe detyra do të flasë Tanja Hartman nga sektori për çështje politike dhe politikë të sigurisë pranë SHM të NATO-s, ndërsa drejtori i Programit për studime euroaziatike, Qendër Xhorxh C. Marshall, nënkolonel Xonatan Drejk do të flet për temën “Si funksionon NATO: Struktura dhe procese- Stuktutra organizative të Aleancës dhe procese të miratimit të vendimeve në letër dhe praktikë, përfshirë këshilla ushtarake dhe struktura komanduese, financim, koordinim nacional dhe ndërkombëtar dhe si vendet i qasen pjesëmarrjes”.
Në pjesën e pasdites së Seminarit fjalim një orësh do të ketë koloneli Brus Bak, analist i lartë ndërkombëtar për siguri, RAND dhe Mark Leiti, drejtor, Sektori për komunikime, Shtabi suprem i forcave të aleancës./alsat m
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...