Komisionari evropian për Zgjerimin Johannes Hahn do të paraqesë raportet e përparimit në vendet e Ballkanit Perëndimor të mërkurën më 29 maj në Komitetin e Politikës së Jashtme të PE.
Siç njoftohet në faqen e internetit të PE, mbledhja e komisionit në Bruksel fillon në orën 11.00.
Duke iu referuar burimeve diplomatike, televizioni rajonal N1 njoftoi sot se Hahn do të paraqesë opinionin e Komisionit Evropian mbi statusin e kandidatit të BeH në atë takim.
Hahn më herët njoftoi se Komisioni Evropian më 29 maj pritet të rekomandojë hapjen e negociatave për anëtarësim të plotë me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.
Në parim, ishte planifikuar që Këshilli i Ministrave të KE vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me këto vende do ta marrë në qershor, por debati mund të shtyhet për një takim ministror në korrik, në fillim të presidencës finlandeze të BE-së, për shkak se disa vende kërkojnë aprovimin e parlamenteve.
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...