Eurokomisioneri për zgjerim, Johannes Hahn ka deklaruar për gazetën greke “Ta Nea” se ka besimin që do të arrihet një marrëveshje për emrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai vlerëson se në Sofje nuk do të ketë diçka vendimtare, nëse do të ketë zgjidhje, por ajo që është me rëndësi në proces është që marrëveshja e mundshme të jetë cilësore.
Sipas tij, me mbështetje të BE-së, Maqedonia e tejkaloi krizën e thellë dhe zbatoi reforma që lidhen me Marrëveshjen e Përzhinos, por që edhe është afruar me fqinjët, si me marrëveshjen me Bullgarinë, ashtu edhe me tentimet për një ujdi me Greqinë.
Hahn thotë se vendimi për bisedime me Maqedoninë dhe Shqipërinë do të jetë një nxitje e madhe që këto dy vende të vazhdojnë drejt forcimit të reformave të filluara.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...