Komisionari evropian për zgjerim Johanes Han, tërhoqi vërejtjen e lidershipit në Maqedoni, se nuk ka kohë për të humbur për ta reformuar vendin.
Në një shkrim kushtuar ndërmjetësimit të tij për zgjidhjen e krizës në Maqedoni, Han thekson se prej kohësh, vendi ka vuajtur nga polarizimi i thellë partizan.
“Çështjet serioze lidhur me sundimin e ligjit që dolën në pah përmes skandalit të përgjimeve, por gjithashtu ngjarjet e Kumanovës treguan se vendi ishte në buzë të greminës si në aspektin politik ashtu edhe ekonomik, si dhe rrezikonte rrugën e integrimeve euro-atlantike”.
“Nuk kishte kohë për të humbur. Bashkimi Evropian nuk mund të lejojë një zonë jostabile në kufijtë e tij. Por më e rëndësishmja, qytetarët meritojnë më mirë”, thekson komisioneri Han, transmeton AlsatM.
Ai gjithashtu iu bëri thirrje liderëve politik për sjellje konstruktive dhe të shfrytëzojnë mundësitë që hapi marrëveshja politike, për interesin e tyre dhe të kombit të tyre.
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë
71-vjeçarja humb jetën në Greqi pasi u përplas aksidentalish...
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shteta...
Romero në listën e dëshirave të Realit për merkaton e verës
Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Prizren
Lirohet nga akuza arsimtari që akuzohej se hodhi flamurin dh...