Komisari evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn në një intervistë për AIM ftoi kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov të marrë përgjegjësi në procesin e marrëveshjes me Greqinë.
“Nuk është e përshtatshme për një kryetar shteti të refuzojë bisedime me kryeministrin, ministrin e punëve të jashtme, për të pranuar informata të dorës së parë. Mendoj se kryeministri dhe ministri për punë të jashtme plotësisht i kanë respektuar parimet kushtetuese dhe vetëm mund të ftoj kryetarin Ivanov urgjentisht të marë përgjegjësi.”, tha Hahn, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Hahn theksoi se kjo nuk është çështje e pranimit ose jo, por në demokraci pritet që funksionarët të komunikojnë mes veti dhe të diskutojnë dhe nuk duhet të harrojmë se kreu i shtetit në një mënyrë është edhe model për shumë qytetarë të vendit.
“Kryetari i shtetit, si person i zgjedhur me votim nga qytetarët, ka pozitë dhe përgjegjësi të veçantë dhe duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë, përndryshe e dëmton funksionin kryetar shteti”, deklaroi Hahn
Besnik Tahiri: Qeveria në dorëheqje po tejkalon kompetencat,...
Vjosa Osmani përkujton Fehmi Aganin: Ai i shërbeu atdheut dh...
Avokati i Popullit u dërgon letër Rubios dhe shteteve financ...
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...