Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn, në një intervistë për gazetën austriake “Tiroler Tageszeitung” ka thënë se bisedimet për pranimin e Maqedonisë në BE do të zgjasin më shumë se më parë.
Ai në intervistë ka thënë se cilësia është para shpejtësisë dhe se anëtarësimi i Hungarisë dhe Rumanisë kanë treguar shumë gjëra, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Hahn tha se Bashkimi Evropian ka nxjerrur mësime nga bisedimet për pranim që deri tani i ka bërë me shtetet tjera.
“Proceset që kemi nisur në Ballkanin Perëndimor duhet të marrin më shumë nivel të pakthyeshmërisë, kur bëhet fjalë për vendosjen e sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit”, tha Hahn.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...