“Maqedonia duhet të shpërblehet nga BE për përparimin dhe për marrëveshjen me Greqinë.
Nëse nuk merr shpërblim konkret, kjo do të ketë efekt negativ në gjithë rajonin”, tha eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, gjatë mbledhjes së djeshme të ministrave të vendeve lidere të BE-së.
Hahn ka thënë se refuzimi eventual i Maqedonisë dhe Shqipërisë do të ketë pasoja negative për stabilitetin dhe europerspektivën e rajonit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mendoj se duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë dhe shpresoj që në fund do ta kuptojnë sa është e rëndësishme të dërgohet sinjal pozitiv për rajonin”, tha Hahn.
Ai ju bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së të japin dritë jeshile për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë, duke shtuar se ky do të ishte sinjal pozitiv për kredibilitetin e BE-së.
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...