Prokurorja speciale e Maqedonisë, Katica Janeva sipas të gjitha gjasave do të procedoj edhe rastin e pjesëtarëve të grupit të armatosur, që u arrestuan në Kumanovë.
Prokurorët e caktuar për këtë rast ,pasi kanë mbledhur provat, kanë paralajmëruar t’i lënë në procedim të mëtutjeshëm rastin Prokurorit të ri special, që u zgjodh ditë më parë, pas një marrëveshje politike mes partive kryesore në këtë vend.
Për këtë çështje prokurori special, ka diskutuar sot edhe në një takim me ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë, Adnan Jashari.
Prokuroria e Maqedonisë ka ngritur padi ndaj gjithsejt tridhjetë personave , prej të cilëve 19 janë shtetas të Kosovës dhe 11 të Maqedonisë.
Në incidentin e armatosur që ndodhi në Lagjen e Trimave më 9 dhe 10 maj të këtij viti, ngelën të vrarë 10 anëtarë të grupit të armatosur dhe 8 pjesëtarë të policisë maqedonase.
Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...