Komisioni parlamentar për Mandatet dhe Imunitetin në Maqedoni vendosi t’i rekomandojë Parlamentit heqjen e mandatit të deputetit për ish-kryeministrin Nikola Gruevski, pas shkresës së Gjykatës Penale në Shkup, e cila e dënoi atë me dy vite burg.
Pesë ligjvënës të partive qeveritare votuan pro heqjes së mandatit, ndërsa kolegët e Gruevskit në Parlament nga partia VMRO-DPMNE u larguan nga seanca, para se të votohej. Ata e quajtën aktin një përndjekje politike të ish-kreut të ekzekutivit.
Ligjvënësit e shumicës parlamentare vlerësojnë se Gruevski nuk ka dinjitet për ta ushtruar funksionin e deputetit, pasi u dënua me dy vite burg për ushtrimin e ndikimit në shpërdorimin e mjeteve financiare për blerjen e një makine të shtrenjtë, ndërsa mbante postin e shefit të qeverisë.
Por, për heqjen e mandatit të Gruevskit duhet të votojnë dy të tretat e ligjvënësve në seancë plenare, arsye kjo për të cilën nuk është siguruar numri i duhur. Deputetët e përjashtuar nga VMRO-ja kanë bërë të ditur se nuk do të votojnë për heqjen e mandatit të tij./tch
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën