Mediat hungareze njoftuan sot se autoritetet në Budapest i kanë dhënë të drejtën e azilit ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, pas kërkesës së tij.
Portali hungarez 24.hu ka shkruar se zyra për emigracion dhe azil në Hungari ka marrë vendim që t’i jepet e drejta e azilit ish-kryeministrit të arratisur maqedonas.
Por zyrtarisht deri tani nuk ka ndonjë prononcim nga autoritetet hungareze lidhur me këtë çështje.
Ndërkohë, autoritetet e Shkupit sot do të dorëzojë kërkesën për ekstradimin e Gruevskit, edhe përkundër asaj se ai do të përfitojë të drejtën e azilit, transmeton INA.
Autoritetet hungareze thanë se pranuan strehimin e Gruevskit për shkaqe sigurie, pasi që bëhet fjalë për një ish-kryeministër, edhe pse pati kritika nga partitë opozitare në adresë të kryeministrit Viktor Orban.
Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prish...
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Kos...
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...