Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, me rastin e festës së Kurban Bajramit dërgoi urime deri te kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reis ul Ulema haxhi Sulejman efendi Rexhepi, anëtarët e Riasetit, imamëve dhe të gjithë besimtarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë.
“Humaniteti dhe dashuria ndërnjerëzore janë simbolet e kësaj feste. Besimtarët të cilët sot festojnë le t’i ndajnë vlerat e të falurit dhe solidaritetit, pasi këto vlera universale janë themeli i traditës, e cila në këto hapësira është mbajtur nëpër shekuj. Urime Kurban Bajramin”, qëndron mes tjerash në urimin e liderit të VMRO-DPMNE-së.
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...
Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi ...
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes,...
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...