Në lidhje me incidentin në Kuvendin e Maqedonisë, kur ish-kryeministri Nikolla Grueski tentoi pengimin e miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, është deklaruar ky i fundit.
Gruevski thotë se nuk ka dashur incident, ndërsa kërkon nga Talat Xhaferi që të kërkojë falje ndaj opinionit publik.
Ai ka sqaruar se ka dashur që qartë dhe zëshëm të shpreh mospajtimin me mënyrën e miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, përcjell telegrafi Maqedoni
Gruevski ka sqaruar se vetëm e ka tërhequr për dorë Xhaferin dhe nuk ka bërë diçka tjetër, duke shtuar se Xhaferi duhet t’i kërkoj falje edhe publikut shqiptar, pasi që Ligji është miratuar në formë kontrabandimi.
Sipas tij, janë shkelur procedurat dhe Ligji është jokushtetues.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...