Gjykata e aprovoi aktakuzën për rastin e PSP-së “Talir” në të cilën akuzohen ish-lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Kiril Bozhinovski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputeti Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska.
Këto akuzohen se në mënyrë të paligjshme kanë marrë të paktën 4.6 milion euro para të gatshme për partinë, ndërsa më pas kanë rregulluar që këto para të paguhen në xhirollogarinë e partisë përmes fletë pagesave në emër të njerëzve të ndryshëm.
Ata janë akuzuar për veprën penale “financim ilegal i personit juridik – parti politike”. Çingarovska vitin e kaluar e pranoi fajin dhe mori dënim me kusht. Nga Gjykata Penale njoftojnë se pas formimit të lëndës penale sipas vlerësimit të aktakuzës, i njëjti në përputhje me sistemin AKMIS do t’i jepe një gjyqtari për procedim të mëtejshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sa i përket aktakuzës së dytë për të njëjtën lëndë të PSP-së, i cili i referohet ndërtimit të paligjshëm të selisë së partisë, gjykata ende nuk ka marrë vendim. Akuza është dërguat tek gjykatësi për vlerësim dhe pas marrjes së vendimit, do të njoftohet edhe opinioni.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK