Me rastin e katër vjetorit të shënjtërimit të Nobelistës shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu “Nënë Tereza”, u bë përurimi i librit “Gonxhe Bojaxhiu -Nënë Tereza”; “E deshta tjetrin me dashurinë e hyjit” , nga autori Anton Nikë Berisha.
Promovimi i librit si mesazh ka simbolikën e mesazhit të Nënë Terezës, se kjo botë nuk është e uritur vetëm për bukë por edhe për dashuri.
E me rastin e 4 vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, zv.ministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili ishte pjesëmarrës në promovimin e libirt, sonte ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale.
“Dhe për natë të mirë, ju përcjell pjesëmarrjen më përvjetorin e shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Tereza, që u shënua me promovimin e doracakut të Anton Nik Berishaj me titull “E desha tjetrin me dashurinë e Hyjit””, shkruan Grubi./aktuale.mk/
Kurti për Rrahman Jasharajn: Është qe 20 vjet aty, e ka shke...
Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta sulmojmë Irani...
Po transferohej nga komisariati i Fierit në Kuçovë, 45-vjeça...
Ismaili: Ish-ushtarët e UÇK-së i kanë pritur policët e njësi...
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra...
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...