Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, në TV24 ka thënë se Ligji i gjuhëve do të votohet gjatë ditëve të ardhshme dhe se nuk do të ketë debat për 35 mijë amendamentet e OBRM-PDUKM-së.
Ai tha se me amendamentet OBRM-PDUKM-ja bën patriotizëm të rrejshëm dhe se ligji i njëjtë është pranuar edhe nga ata gjatë bisedimeve për formimin e qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Grubi shtoi se nga Komisioni i Venedikut do të kërkohet mendim vetëm për çështjet kontestuese, siç janë uniformat, bankënotat dhe letrat me vlerë, por jo edhe i gjithë ligji.
Ndërsa sa i përket çështjes së emrit, Grubi ka thënë se BDI-ja është kundër referendumit, por nëse vendoset që ai të mbahet, partia e tyre do të bëj gjithçka që ai të jetë i suksesshëm.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...