Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot u përgjigj ndaj kërkesës së Greqisë që Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) të mos përfaqësohet me atë emër në Kampionatin Evropian për shkak se nuk është sipas Marrëveshjes së Prespës.
Osmani thotë se sipas Marrëveshjes së Prespës, FFM nuk e ka për obligim të ndryshojë emrin për shkak se është e pavarur dhe nuk pranon para nga shteti.
“Federata e Fudbollit të Maqedonisë është organizatë e pavarur joprofitabile e cila në Regjistrin Qendror është regjistruar si shoqatë dhe nuk pranon para shtetërore. Sipas Marrëveshjes së Prespës, çështje e emrit është për institucionet, organizatat, shoqatat që pranojnë para nga shteti”, tha Osmani.
Ai shtoi se përderisa kjo organizatë nuk pranon para nga shteti, FFM nuk e ka për obligim të ndryshojë emrin.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik