Greqia është pajtuar të njohë fqinjin verior si ‘Republika e Maqedonisë Veriore’, duke i dhënë fund kontestit për emrin e ish republikës jugosllave, transmeton portali arbresh.info.
Marrëveshja mes dy vendeve u arrit mbrëmë, pas bisedimeve disa-mujore mes kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe atij grek Alexis Tsipras.
Dakordi për emrin është përshëndetur edhe nga shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini dhe komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi Johannes Hahn.
Kreu i diplomacisë evropiane, Federica Mogherini dhe komisari evropian për zgjerim, Johannes Hahn në një deklaratë të përbashkët i uruan kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras për arritjen e marrëveshjes për kontestin shumëvjeçar të emrit kushtetues të Maqedonisë
“Kjo jo vetëm që është e merituar si mirënjohje për rezultatet e rëndësishme reformatore të Maqedonisë, por do të ndihmojë zbatimin e plotë të marrëveshjes në interes të dy shteteve, rajonit dhe BE-së në përgjithësi, thuhet në kumtesë.
Zaev tani do të informojë 190 shtetet që Maqedonia zyrtarisht do të njihet si Republika e Maqedonisë Veriore./Arbresh.info/
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten