Në mënyrë indirekte, nëpërmjet qëndrimit se në pajtueshmëri me propozimet e ndihmës në kontestin për emrin, Methju Nimic, duhet që të gjendet emër që ka përcaktues kohor ose gjeografik, nga Kabineti i kryeministrit Aleksis Cipras, e hedhin poshtë propozimin e pranuar nga ana e Maqedonisë për “Republika e Maqedonisë Ilinditase”.
“E përshëndesim pranimin nga IRJM se nuk mund të ketë zgjidhje të emrit pa miratimin e një emri erga omnes, gjegjësisht për përdorim të përgjithshëm. Megjithatë, i inkurajojmë fqinjët tanë që të vazhdojmë bashkë të punojmë në zgjidhje e zgjidhjes së pranueshme me përcaktues kohor ose gjeografik, mu ashtu siç e parasheh pakoja e propozimeve që na i ka dorëzuar përfaqësuesi special i OKB-së, Methju Nimic”, shkruhet në kumtesën e Kabinetit të Ciprasit.
Vetëm disa orë paraprakisht, Cipras i ka informuar liderët parlamentar dhe presidentin e Greqisë, për propozimin e fundit për emrin, por nuk mori përkrahje për “Maqedoninë Ilinditase”. Të gjithë liderët opozitar e kanë hedhur poshtë duke vlerësuar se e njëjta “e përforcon irredentizmin”.
Ai sot ka folur përpara Komitetit Qendror të partisë së tij Sizira, ku ka thënë se nuk ka mëdyshje se bisedimet për gjetjen e zgjidhjes janë pikë kruciale dhe se ato i mbrojnë linjat nacionale me hapa të kujdesshëm.
“Nuk i kemi ndërruar pozitat tona edhe përskaj trysnisë”, tha Cipras duke theksuar se edhe më tej pozita e Qeverisë së Greqisë është që emri të përmbajë përcaktues gjeografik ose kohor për çdo kund, gjegjësisht të ketë përdorim gjithëpërfshirës, njofton Portalb.mk.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...