“Stoxos”, një gazetë greke e afërt me partinë fashiste “Agimi i Artë” dhe me kishën orthodokse greke në kryeartikullin e saj shkruan se ushtria e Greqisë po përgatitet për luftë, me qëllim themelimin e Greqisë së Madhe.
Kjo gazetë shkruan se Greqia do sulmojnë Maqedoninë për të marrë qytetin e Manastirit dhe më tej do i hapë luftë Turqisë.
Në ballinën e kësaj gazete jepet edhe harta e Greqisë së Maqe. Ajo që bie në sy është se nuk përmendet ndonjë sulm ndaj Shqipërisë.
Sipas historianit Arben Llalla që është njohës e çështjeve greko-shqiptare këto janë ëndërra shekullore të grekëve për megalo idesë, por që prej rreth 150 vitesh Greqia nuk ka mundur të realizojë këtë dëshirë shekullore.
“Edhe kur ka sulmuar Turqinë dhe mbëriti deri në Izmir, më tej u pa që Greqia u dorëzua dhe e pësoi keq. Kur ka sulmuar disa herë Jugun e Shqipërisë, megjithëse të varfër dhe pa ushtri të rregullt, shqiptarët kanë mundur t’i kthejnë me arkëmorte grekët andej nga kanë ardhur.”, thotë studiuesi i njohur.
Sipas tij, nuk ka nevojë për t’u shqetësuar, sepse Greqia vetë ndodhet përpara një lufte qytetare që mund të shpërthejë nga dita në ditë. Problemet ekonomike të Greqisë prej kaq vitesh ndikojnë në psikologjinë e drejtuesve të saj, të cilët japin deklarata jo reale dhe të ndërgjegjëshme.
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...