
Richard Grenell, US ambassador to Germany, gives a speech as he attends a congress of the Junge Union (JU), the youth wing of Germany's conservative CDU/CSU union, on October 5, 2018 in Kiel, northern Germany. (Photo by Daniel Bockwoldt / dpa / AFP) / Germany OUT (Photo credit should read DANIEL BOCKWOLDT/AFP/Getty Images)
Emisari amerikan për misione të veçanta Richard Grenell ka komentuar zhvillimet e fundit në Serbi, gati tre muaj pas nisjes së protestave të studentëve dhe qytetarëve për shkak të shembjes së një tende hekurudhore në Novi Sad më 1 nëntor 2024, në të cilën vdiqën 15 persona dhe disa të tjerë u lënduan.
Grenell në një postim në platformën ‘X’, u ka thënë protestuesve se është “gjithmonë e rëndësishme të ngrini zërin dhe të dëgjoheni”. Por, ai ka paralajmëruar se të gjithë duhet të dënojnë dhunën dhe t’i përmbahen demonstratave paqësore.
“Procesi demokratik duhet të respektohet. Ne nuk i mbështesim ata që minojnë sundimin e ligjit ose që marrin me forcë ndërtesat qeveritare. Nëse nuk ju pëlqen një ligj apo një udhëheqës, atëherë punoni për ta ndryshuar atë, por mos përdorni dhunën”, ka shkruar Grenell.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka ngarkuar Richard Grenell që ta ndihmojë administratën e re amerikane me disa nga sfidat më të vështira të politikës së jashtme./rtk
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj