Tre persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, ndërsa mësohet se dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Personat mësohet se akuzohen për grabitje dhe mashtrim. Aleksandër Sadiku, 25 vjeç, banues në fshatin Rabie, Tepelenë është arrestuar pasi akuzohet për “vjedhje”.
Ndërsa vlonjate Kleanth Bërdalli, 25 vjeç është arrestuar për ‘mashtrim’.
I arrestuar është edhe një 15-vjeçar me inicialet S. K., banues në lagjen “8 Shkurti” Fier.
Adoleshenti akuzohet se bashkë me 2 persona të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim, kanë vjedhur shumën prej 40 milion lekësh banesën e 48-vjeçarit me inicialet D. L., banues në lagjen “8 Shkurti” Fier./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...