Dy persona të maskuar dje mbrëma kanë kryer grabitje në një shtëpi në fshatin Mamudovci të Kërçovës, ku kanë marrë flori dhe para, me vlerë të përgjithshme prej 30 mijë euro.
Siç raportohet në biltenin e policisë, mbrëmë rreth ora 10:00 në fshatin Mamudovci të Kërçovës, në shtëpinë nën pronë të R.A.(75), dy persona të maskuar kanë kryer grabitje dhe kanë vjedhur 63 monedha të arta, 360 franga zvicerane dhe stoli tjera të shumëllojshme, që arrijnë vlerë prej 30.000 euro.
Ata kanë hyrë në shtëpi dhe kanë stërpikur sprej lotsjellës në sytë e R.A. dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht dhe pasi që i kanë marrë stolinë dhe paratë janë larguar nga shtëpia.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer prokuror publik dhe ekip nga Stacioni policor i Kërçovës. Policia ndërmerr masa për gjetjen e kryerësve të veprës dhe ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat...
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...