Gjykatësit kushtetues sot në kolegjium do të diskutojë për iniciativën për nenin 353, paragrafi 5 nga Kodi Penal, i cili i dedikohet vjetërsimit të lëndëve apo zvogëlimit të dënimeve për rastet e lidhura me keqpërdorimin e pozitës dhe autorizimeve zyrtare.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murat, mbrëmë paralajmëroi se në kolegjium hollësisht do të bisedohet për këtë iniciativë dhe do të miratohet një qëndrim.
“Ne në Gjykatën Kushtetuese kemi qasje serioze ndaj çdo lënde. Seancën e kaluar kjo lëndë u anulua. Për shkak të seriozitetit të punës caktova kolegjium me gjykatësit, ku hollësisht do të diskutohet për këtë problematikë. Pasi të përfundojmë me kolegjiumin, do të marrim qëndrim për procedurën e mëtutjeshme”, deklaroi Murat.
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...