Këshilli Gjyqësor do të veprojë pas kërkesës së Bojan Jovanovskit dhe akuzave se Gjykata Penale ka marrë aktvendim të falsifikuar me të cilin ia ka refuzuar kërkesën për pezullim të dënimit për shkak të rëndimit të shëndetit.
Këtë e kanë bërë të ditur avokatët e Boki 13 nëpërmjet një njoftimi për media.
“Ju njoftojmë se pas parashtresës së Bojan Jovanovski deri te Këshilli Gjyqësor i RMV-së, gjegjësisht kërkesës për formimin e komisionit për zbatimin e mbikëqyrjes dhe kontrollit të jashtëzakonshëm në lidhje me procedurën e Gjykatës Themelore Penale Shkup në rastin KP nr. 18/22, sot avokatit mbrojtës Vladimir Tufegxhiq, një avokat nga Shkupi, ka marrë njoftim se ajo është proceduar MENJËHERË dhe se po veprohet për pretendimet e saj”.
“Mirëpresim shpejtësinë dhe urgjencën në veprimin e Këshillit Gjyqësor dhe për çdo çështje ligjore shtesë lidhur me këtë situatë ligjore, do të njoftojë avokati mbrojtës Vladimir Tufegxhiq”, thekson ekipi juridik i Bojan Jovanovskit./Telegrafi/
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...
Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situ...
Policia sulmohet nga tre burra pasi ndërhyn në një rast të d...