Ministri i punëve të jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alleksandar Kasanof.
Në takim, Gjuriqi i është ankuar zyrtarit amerikan për “kërcënimin ndaj sigurisë dhe mbijetesës së serbëve në Kosovë”, raporton Klankosova.tv.
Gjuriqi, sipas njoftimit të MPJ-së serbe, tha se Serbia “mbetet e përkushtuar për paqen dhe vazhdimin e dialogut” me Kosovën dhe tha se “është e nevojshme të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura dhe të formohet Asociacioni”.
Ministri serb tha po ashtu se është i kënaqur me dinamikën e dialogut politik me ShBA-në, “e cila është në nivel të lartë”, dhe ritheksoi se “Serbia është e përkushtuar për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat”.
Kasanof mëngjesin e sotëm foli edhe me presidentin serb Alleksandar Vuçiq, i cili “theksoi situatën jashtëzakonisht të vështirë dhe komplekse në Kosovë dhe vuri në dukje kushtet pothuajse të pamundura në të cilat jeton populli serb”.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës