Gjobiten 395 qytetarë për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse në Maqedonin Veriore

10:48 | 13 Janar 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e vendit Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka regjistruar gjithsejtë 395 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, me çrrastë pasojnë gjoba adekuate për shkelësit e kësaj mase.

Nga MPB në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Covid-19.

Lajmet më të lexuara