Republika e Maqedonisë së Veriut nuk konsiderohet më Covid “zonë e rrezikut” në Republikën Federale të Gjermanisë. Me vendimin e fundit të autoriteteve gjermane, të gjithë shtetasve të Maqedonisë së Veriut u lejohet hyrja e pakufizuar në Gjermanin, njoftojnë nga MPJ e Maqedonisë së Veriut.
Megjithatë, të gjithë personat mbi 12 vjeç që mbërrijnë në Gjermani, pavarësisht nga lloji i transportit, edhe më tej do të duhet të paraqesin vërtetim për test negativ ose vërtetim se personi e ka kaluar virusin Covid-19 ose certificatë për vaksinim të plotë.
“Sipas vendimit të fundit të Republikës së Greqisë, të gjithë udhëtarët mbi 5 vjeç gjatë hyrjes në Greqi, përveç certifikatës së vaksinimit ose asaj të kalimit të sëmundjes, duhet të paraqesin certifikatë të rezultatit negativ të testit PCR (jo më të vjetër se 72 orë) ose certifikatë të rezultatit negativ të testit të shpejtë (jo më të vjetër se 24 orë).
Gjatë hyrjes në Republikën e Austrisë, të gjithë personat duhet të paraqesin certifikatë të vaksinimit të plotë, ose dëshmi të dozës përforcuese ose dëshmi të kalimit të sëmundjes Covid-19 (jo më të vjetër se 6 muaj), së bashku me një test negativ PCR (jo më të vjetër se 72 orë). Në këto raste nuk zbatohet masa e karantinës”, njoftojnë nga MPJ./Telegrafi/
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...